Albi Nako thumbon me ‘kunja’ balerinë Alba Hoxha, …çfarë po ndodh mes tyre!

Koreografi Albi Nako ka publikuar në rrjete sociale një video ku një prezantuese moti pëson një incident dhe rrëzohet.

“Kur të hipën vetja në qejf”, – ka shkruar Albi krahas videos. Shumë nga komentuesit kanë menduar se bëhet fjalë për një “kunjë” ndaj balerinës Alba Hoxha, e cila prej pak kohësh ka nisur të japë motin në Klan.

Madje edhe vetë Alba e ka menduar këtë pasi i ka komentuar Albit: “Unë jam kjo?”. Por ai ka shkuar se nuk mund të jetë Alba pasi nuk rrëzohet. Nuk dihet nëse ka ndonjë hatërmbetje mes tyre, apo thjesht shaka.

Ndërkohë kujtojmë që e ftuar tek “Rudina” , Alba u shpreh se në fillimet e saj, Albi nuk kishte besim tek aftësitë e saj balerinë.

Image

SHKARKO APP