Albi Nako tregon mesazhin e fundit që i dërgoi Klaudia Pepa

Ata janë dy emat më të lakuar në media kohët e fundit.

Divorci i papritur i dy balerinëve të njohur dhe deklarata e “Vëllait të madh” ka bërë të gjithë të flasin për Klaudia Pepën dhe Albi Nakon.

Albi është pyetur nga ‘Thumb’ se cili ishte mesazhi i fundit që i ka dërguar Klaudia, ai nuk ka nguruar të përgjigjet.

“Nuk e ke gjë këtë xhaketën, për spektaklin domethënë!”- ka treguar koreografi i njohur.

Edhe pse të ndarë të dy kanë treguar se mes tyre ekziston mirëkuptimi dhe respekti. Klaudia është duke zhvilluar karrierën e saj artistike si balerinë në Itali, vend ku pas pjesëmarrjes në spektaklin “Amici” ka fituar shumë vëmendje.

Ndërkohë Albi është një prej koreografëve më të përfolur në Tv Klan.

SHKARKO APP