Albina Kelmendi elektrizon skenën e Eurovizionit, shkon në finalen e madhe

Albina Kelmendi dhe familja e saj kanë përfaqësuar Shqipërinë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovizionit në skenën e Liverpulit.

Kënga “Duje” mori duartrokitje dhe brohorima, ndërsa performanca ishte e kuruar deri në detaj.

Përfaqësuesit e vendit tonë u ngjitën në skenë të 14-tët, nga 16 performanca në total.

Nga nata e parë e Eurovizionit, në finale shkuan Norvegjia, Serbia, Portugalia, Kroacia, Zvicra, Izraeli, Moldavia, Suedia, Çekia dhe Finlanda.

Në natën e dytë kalojnë në finale: Shqipëria, Australia, Lituania, Cipro, Polonia, Belgjikë, Estonia, Armenia, Austria dhe Sllovenia.

Nata finale do të jetë të shtunën.

SHKARKO APP