Albumi “Dafinë Moj” do të publikohet më 1 tetor

Është këngëtarja më aktuale e momentin, edhe pse ka vite në skenë. Shumë e dashur dhe e kërkuar nga publiku, Dafina Zeqiri prej kohësh ka paralajmëruar albumin e ri muzikor “Dafinë Moj”, i cili tashmë është finalizuar dhe ka një datë publikimi.

Përmes një postimi në Instagram, Dafina ka njoftuar fansat se albumi do të publikohet me 1 tetor, në të gjitha platformat.

Kujtojmë që të gjitha të ardhurat nga shitja e këtij albumi do të dhurohen për Shoqatën e Autizmit të Kosovës.

SHKARKO APP