Alec Baldwin vret aksidentalisht në sheshxhirim një grua dhe plagos regjisorin

Një ngjarje e rëndë që ka përfshirë Alec Baldwin, aktorin e dhjetra roleve kinematografike, ka ndodhur në xhirimet e filmit të tij të fundit.

Ai ka shkrepur aksidentalisht armën duke lënë të vdekur Halyna Hutchins, kinematografe shumë e njohur dhe duke plagosur regjisorin Joel Souza. Hutchins u transportua në spital me helikopter, por nuk mundi t’i shpëtojë vdekjes. Ndërsa regjisori po trajtohet në spital.

Ngjarja ndodhi dje në Santa Fe, New Mexico, ndërsa xhirimet e filmit janë ndërprerë përfundimisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çështja është në investigimi dhe për aktorin nuk janë ngritur ende akuza, por mediat bëjnë me dije se ai ka shkuar vetë në polici për të dhënë deklaratën. Në vazhdim pritet edhe vendimi nga policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?