Alec e Hilaria Baldwin, në pritje të fëmijës së katërt

Alec Baldwin dhe bashkëshortja e tij Hilaria janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt (në katër vjet) dhe sapo kanë zbuluar nëpërmjet një videoje, ku presin një tortë që në brendësi ka ngjyrë të kaltër, se do të jetë një djalë: E kaltër. ’Jemi shumë të emocionuar’ ka thënë bashkëshortja e aktorit në Instagram.

Më parë Hilaria kishte publikuar foton ku shfaqej Alec me fëmijët, Carmen Gabriela, e lindur në 23 gusht 2013, Rafael, i lindur në 17 qershor 2015 dhe Leonardo Angel Charles, 12 shtator 2016.

Aktori ka edhe një vajze, Ireland, nga martesa e mëparshme me aktoren Kim Basinger.

Hilaria kishte shkruar disa javë më parë: Baldwinët tanë do të kenë një tjetër shok të skuadrës në pranverën që vjen. Do të përgatis për ta një tortë të veçantë për ti treguar nëse do të jetë djalë apo vajzë…’ dhe kështu bëri, një djalë pritet të vij në jetë.

SHKARKO APP