Alicia Keys i dërgon një mesazh publik Dua Lipës

Dua Lipa po shkëlqen në turin e saj botëror “Radical Optimism”, me katër koncerte të gjitha të shitura në Madison Square Garden në Nju Jork. Dy të parat u mbajtën më 17 dhe 18 shtator, ndërsa dy të tjera do të pasojnë më 20 dhe 21 shtator.

Këngëtarja me origjinë kosovare solli një surprizë lokale. Në këtë rast ajo zgjodhi të interpretojë hitin e Alicia Keys “No One”, një këngë me të cilën Dua ka një lidhje personale që nga mosha 12-vjeçare, kur e këndoi për herë të parë në shkollën e saj në Kosovë.

Performanca nuk kaloi pa u vënë re nga vetë Alicia Keys. Artistja e famshme reagoi publikisht me një mesazh të ngrohtë: ”Dua Lipa, e dashuroj këtë. Duhet ta bëjmë së shpejti këtë këngë bashkë”. Dua iu përgjigj menjëherë, duke shkruar: ”Të dua”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky shkëmbim mes dy artisteve ka ndezur entuziazmin e fansave në mbarë botën, duke hapur rrugë për një bashkëpunim të mundshëm që do të bashkonte dy zëra të fuqishëm të muzikës moderne.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?