Alketa dhe Marina, “harbohen” rrugëve të Milanos (FOTO)
Vetëm pak kohë na ndajnë nga një prej dasmave më të përfolura të këtij viti, atë mes prezantueses Marina Vjollca dhe reperit kosovar Getoar Selimi.
Përgatitjet për dasmën tashmë kanë filluar, por sot bukuroshja është “kapur” rrugëve të Milanos nën shoqërinë e një tjetër prezantuesje të njohur shqiptare, Alketa Vejsiut.
Nuk dihet saktësisht se cili është qëllimi i vizitës së tyre në kryeqytetin e modës italian dhe botërore, por me shumë gjasë edhe kjo ka lidhje me dasmën e Marinës, pasi kompania e Alketës duket se është edhe e përzgjedhura për të organizuar dasmën e çiftit të njohur.