Alketa flet për përplasjen e revistës së saj me Xhemi Shehun
Alketa Vejsiu ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion” për të folur rreth eksperiencës së saj në Sanremo 2020. Vejsiu tregoi gjithçka rreth këtij rrugëtimi: që nga mundësitë që shfrytëzoi për të mbërritur gjer atje e deri tek kritikat kolektive të shqiptarëve. Teksa mes pyetjesh Fevziu kalonte sa nga njëri festival në tjetrin, ai u ndal edhe tek “sulmet” virtuale mes moderatores dhe personazheve të tjerë publikë. Ndonëse nuk u përmend asnjë emër konkret kujtojmë këtu, postimin e bërë në Revista Class, kundrejt Xhemi Shehut.
”Shiko, unë jam shumë e ndjeshme! Dukem arriviste, ambicioze, e patrembur, por jo. Mërzitem shumë. Pas atij ekrani të telefonit ndodh edhe që të më rrëshkasë ndonjë lot. U bë një luftë e ashpër por nuk mund të vriten njerëzit ashtu. Nuk kanë pse të futen ingranazhet e së keqes, kur mund të ketë kritika. Unë jam pro kritikave konstruktive. Jam shumë e hapur ndaj kritikave. Mendoj me vete dhe them po, ka të drejtë Dalina Buzi, apo Blendi Fevziu. I pranoj dhe i analizoj me vete. Unë ligësisë dhe të drejtës nuk i hap rrugë. Ne (personazhet publikë) duhet të kuptojmë që këtu jemi në të njëjtën rrugë”,-shpjegoi Alketa, e cila u ndal edhe tek postimi i bërë në revistën që ajo drejton, pas përmasave që mori.
“Shiko, unë në median time kam gazetare. Dhe kam zgjedhur t’i lë të lira. E lashë të lirë. Patjetër, diçka mund të jetë tepruar, por…”