Alketa Vejsiu: Ergi Dini, një nga vokalet më të rralla shqiptare
Moderatorja e ‘X faktor’, Alketa Vejsiu ka shprehur dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të Ergi Dinit.
Sipas Vejsiut, ai ishte një nga vokalet më të rralla shqiptare, një djalë me ëndrra që e donte muzikën por edhe jetën.
Ergi Dini ka qenë fituesi i ‘X faktor 3’ në vitin 201 që prezantohej nga Alketa Vejsiu.
Ai ka marrë pjesë në shumë koncerte së fundmi dhe për pak kohë ka qëndruar edhe në Itali.
Mori pjesë edhe në festivalin e “Kënga Magjike” vitin e kaluar me këngën “Pa frymë”.
Së fundmi priste të nxirrte në tregun muzikor edhe një këngë të re. Por fati i keq e solli që të humbte jetën në aksidentin tragjik.
Dini sapo kishte festuar edhe ditëlindjen e tij të 22-të më 15 tetor.
Njihej edhe me emrin e artistit “Louis Armstrong”, ndërsa këngë të tjera të tij ishin “Morphine” dhe “Asnjë gram”.