Alketa Vejsiu preket nga varianti ”Omicron” i Covid-19

Moderatorja e dashur për publikun shqiptar, e cila këtë sezon prezanton formatin e dashurisë “Love Story” në Tv Klan është prekur nga varianti ”Omicron” i Covid-19.

Këtë lajm e ka dhënë vetë Vejsiu nëpërmjet një interviste virtuale me ndjekësit në Instagram, ku ka treguar se për momentin po qëndron në izolim.

E pyetur nga ndjekësit se kush do ta prezantojë “Love Story” të hënën, Vejsiu për momentin nuk ka një përgjigje të saktë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Se di. Nëse do të jem sëmurë do të shoh Nils Holgersonin këtë të hënë. Do ma falni një javë. Do të dal me “Skype” dhe unë si Roberti dhe Bleona”, është shprehur Alketa Vejsiu.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?