Alketa Vejsiu, sonte në skenën e “Sanremos” (VIDEO)

Sot është mbrëmja e tretë e festivalit të famshëm ‘Sanremo’, ku do të prezantojë për herë të parë edhe moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu. Alketa do të ngjitet në skenën e famshme krah emrave të njohur dhe do të ketë krah saj në moderim partneren e Ronaldo-s, Georgina Rodriguez.

Moderatorja po bën përgatitjet e fundit për këtë natë të madhe, ndërsa ka dhënë edhe një intervistë për “Opinion.al”, duke zbuluar programin e saj për sonte. E pyetur nga gazetari Drini Zeqo se ç’do të bëjë sonte në skenë, Alketa rrëfeu: “Sonte kemi një monolog shumë të rëndësishëm i cili flet për eksodin e shqiptarëve dhe mënyrën sesi ky popull i veçantë dhe zemërgjerë e ka mirëpritur Shqipërinë…”

Gjithashtu ajo shtoi: “Do këndoj…Do të këndoj italisht më kanë propozuar autorët pas koncertit tim recital në Shqipëri (qesh) ata menduan që duhet të këndoj edhe në Sanremo dhe do të vij një këngëtar italian…

Swiss Digital Desktop Reklama

Drini e këshilloi me humor të mos ndërronte shumë fustane sonte, ndërsa Alketa ia ktheu:

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm dy sot …sot rëndësi ka fjala, fjala është e para.” Siç moderatorja ka treguar edhe më herët, sot do të jenë në publik bashkëshorti dhe vajza e saj, të cilët do të duartrokasin nga afër suksesin e Alketës, e cila bëri realitet ëndrrën që kishte prej vitesh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?