Almeda Abazi humb personin e shtrenjtë të familjes: Prehu në paqe

Almeda Abazi ka humbur njeriun e afërt të familjes, gjyshin. Këtë lajm të trishtë e ka bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar një foto së bashku me të, të cilit i ka dedikuar fjalë mjaft të ndjera.

“Ah o gjysh ah!

Prehu në paqe gjyshi jonë”, ka shkruar Almeda krahas fotos.

Kjo është një humbje e madhe për aktoren duke qenë se Abazi ka pasur një mungesë të madhe prej kohësh.

Shumë vite më parë, Almeda humbi një prej personave më të dashur për të, babain. Mungesa e tij e ka vrarë çdo ditë dhe jo rrallë në rrjete sociale Almeda ka treguar sa shumë i mungon personi i saj i zemrës.

Almeda jeton tashmë prej vitesh në Turqi me familjen e saj dhe ja rrëmbeu zemrën aktorit turk me të cilin ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Në një intervistë në Shqipëri, aktori rrëfeu origjinën e tij shqiptare dhe faktin se është shumë i lumtur pranë Almedës. Ai nuk ngurroi të tregonte respektin që gëzon për popullin shqiptar dhe herë pas here poston shprehje në shqip në rrjete sociale.

SHKARKO APP