Almeda flet për gjendjen e saj dhe të familjes: E gjithë familja ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19

Prej ditësh në mediat turke ka qarkulluar lajmi se Tolgahan, bashkëshorti i ish-missit shqiptar është shtruar në spital për shkak të Covid-19.

Tani vetë Almeda, e cila është në pritje të fëmijës së dytë ka dhënë një njoftim të shkurtër për gjëndjen e familjes së saj.

“Përshëndetje të gjithëve! Po marr shumë mesazhe për situatën tonë dhe ju falenderoj të gjithëve për interesimin dhe shqetësimin tuaj. Për këtë arsye më duhet të bëj një shpjegim. Si rezultat i testimeve, mësuam se djali ynë Efehan, unë dhe gjithë anëtarët e tjerë të shtëpisë jemi pozitiv me Covid-19. Meqë ra fjala, bashkëshorti im Tolgahan ka dalë nga spitali, trajtimi i tij vazhdon në shtëpi. Ju urojmë të gjithëve shëndet dhe ju këshillojmë të tregoni kujdes ndaj sëmundjes”, ka shkruar ajo më ‘Instagram’ duke qetësuar kështu fansat dhe miqtë e shumtë që kanë qenë në merak për gjendjen e familjes së famshme.

Më tej Almeda ka ndaluar pak edhe tek shtatzënia e saj për të cilën ka shpjeguar se është në javën e 30-31-të dhe u friksua shumë. Por është mirë dhe nuk po merr asnjë mjekim për sëmundjen për shkak të pritjes së ëmbël.

Ne ju urojmë të gjithëve shërim të shpejtë.

SHKARKO APP