Amarda Toska hap arkivat, ja si dukej moderatorja 9 vite më parë (Foto)

Amarda Toska edhe pse ka disa vite që është larguar nga ekrani, vijon të jetë një ndër moderatoret më të preferuara të publikut.

Së fundmi, Ami ka hapur arkiva dhe ka publikuar në “Instastory” një foto ku tregon si dukej 9 vite më parë. Foto kjo në të cilën shfaqet me baluke dhe flokë të zeza.

Kujtojmë se fillimet e karrierës, Ami i ka pasur si balerinë dhe më pas u bë pjesë e “Portokalli”, aty ku u njoh edhe me Ermal Mamaqin. Tashmë ajo është përqëndruar në biznesin e saj dhe familjen.

 

SHKARKO APP