Amarda Toska: Nuk është turp të jetosh në një zonë luksoze

E ftuar në emisionin Rudina, prezantuesja e sipërmarrësja e njohur Amarda Toska ka folur rreth biznesit të saj, jetës private e familjes.

Mesa duket viti i ri familjen e saj do të zerë në shtëpinë e re, atë që shumë kohë më parë është përfolur se ata kanë blerë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës.

Gjatë bisedës Ami ka pranuar se ky lajm është i vërtetë, duke thënë ndër të tjera se nuk ësht turp të kesh një shtëpi në zonë luksoze, kur ajo është rezultat i shumë viteve punë.

“Po është e vërtetë. Është në një nga zonat më të mira të Tiranës. Ka shumë personazhe të njohur. Nuk është turp të pranosh që jeton në nje vend luksoz sepse ai vend është investim i kthyer mbrapsht i shumë viteve investimin të një pune të fortë që kemi bërë të dy”, ka thënë ajo.

Midis të tjerash ajo ka pranuar se vila trekatëshe është shumë herë më e madhe për ata të re, duke lënë të nënkuptohet se në të ardhmen familja do të rritet.

SHKARKO APP