Amber Rose bën tatuazh të veçantë në ballë (FOTO)

Amber Rose së fundmi ka vendosur që emrat e dy djemve të saj ti “gdhendë” përgjithmonë në ballë. Ajo ka bërë tatuazh emrat e fëmijëve, Slash dhe Sebastian dhe ka habitur jo pak fansat. Komentet kanë qenë të shumta, por pjesa më e madhe e ndjekësve të saj në rrjetet sociale janë shprehur se balli nuk është vendi i duhur për të bërë tatuazh emrat e dy fëmijëve të saj. Djali i madh i Amber, Sebastian Taylor është fryt i marrëdhënies së saj të mëparshme me Wiz Khalifa, ndërsa Slash Electric erdhi në jetë në muajin Nëntor të vitit që kaloi, nga marrëdhënia e saj me Alexander Edwards.

SHKARKO APP