Amber Rose përgëzon Rob Kardashian
Lidhur me raportin e ri midis Rob Kardashian dhe Blac Chyna, foli edhe shoqja e ngushtë e kësaj të fundit, Amber Rose.
“Mendoj se nëse njerëzit janë të lumtur, atëherë kjo ka më së shumti rëndësi. Ata po ushtrojnë së bashku. Chyna po gatuan ushqim të shëndetshëm për të. Është situatë shumë, shumë pozitive. Rob është djaloshi më argëtues që mund të takoni ndonjëherë në jetën tuaj. Ai është realist, person i mrekullueshëm dhe është pikëllues fakti që njerëzit nuk e shohin kështu. Ai është aq me këmbë në tokë dhe shumë cool. Sikur ai e kupton jetën. E kupton”, ka deklaruar bukuroshja Rose. Ende nuk është bërë e ditur se çfarë hapi do të ndërmarrë familja e tij Kardashian, meqë Blac cilësohet si armikja e motrave të tij, pasi në kohën kur Tyga është lidhur me Kylie, ajo e kishte ngacmuar dhe kërcënuar atë.