Ambra Angiolini dhe trajneri i Juventusit çifti i ri i sezonit veror (Foto)

Vera sapo ka nisur dhe gjithashtu edhe dashuri të reja në sfond. Një nga çiftet më të papritur të sezonit veror është Ambra Angiolini dhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.
allegri-e-ambra
Ka qenë e përditshmja italiane Chi, e cila në disa foto ekskluzive të saj i tregon shumë të afërt me njeri tjetrin. Për momentin është zbuluar vetëm një foto e aktores dhe show-girl-es italiane me trajnerit, në të cilën tregohen që po kalojnë momente lumturie në plazh dhe që sigurisht dallohen që janë çift.

Fotot e tjera do të publikohen ditën e nesërme 5 korrik në faqet e revistën më të famshme rozë në Itali. 40-vjeçarja ka qenë e martuar me këngëtarin Francesco Renga, me të cilin u divorcua në vitin 2015 dhe ka dy fëmijë, Jolanda 13 vjeçe dhe Leonardo 11 vjeç.

Ndërsa trajneri i Juves është i njohur për skandalet e tij “rozë”. Në vitin 1992 kur ka qenë vetën 24 vjeç la të fejuarën e tij dy ditë para dasmës. Në vitin 1994 martohet, martesë e cila zgjat katër vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga kjo martesë lindi në 1995-ën vajza e tij. Ndërsa nga një marrëdhënie më vonë në vitin 2011 lindi dhe një djalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?