”American Song Contest” në 2021

Festivali më i madh në Europë është padyshim ”Eurovision Song Contest”. Çdo vit, rrjetet sociale mbushen me amerikanë që dëshirojnë të marrin pjesë (ose pyesin se çfarë po ndodh). Tashmë, ka një version amerikan të konkursit të famshëm europian që daton në vitin 1956.

Sipas ”Variety”, American Song Contest do të jetë i ngjashëm me formatin e Eurovizionit dhe do të transmetohet për herë të parë në vitin 2021.

Konkurrentët do të kualifikohen së pari në nivele shtetërore përpara se të paraqesin këngët e tyre në festivalin e madh. Njësoj si “homologu” i tij përtej Atlantikut, ”American Song Contest” do të shfaqë këngët përfaqësuese nga 50 vendet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Juria do të përbëhet nga profesionistë të muzikës.

SHKARKO APP