Ami flet për herë të parë për emrin e vajzës

Moderatorja e njohur Amarda Toska dhe aktori Ermal Mamaqi janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Teksa muajve të shtatzënisë po u vjen fundi, Ami ka folur për herë të parë lidhur me këtë.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë” prezantuesja tregoi se shtatzënia ka shkuar shumë mirë dhe ajo po i shijon momentet e fundit përpara lindjes. Ami tha se ende nuk kanë vendosur për emrin e vajzës por shtoi se kanë disa emra të preferuar për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky 14 shkurt kaloi në punë, sepse kur ka festa ne jemi në punë. Ne Shën Valenitin nuk e konsiderojmë si ditën tonë, kur duam dhe kur kemi mundësi dalim dhe festojmë. Shtatzënia më ka shkuar shumë mirë, kur u nis në fillim e shihja si rrugëtim të gjatë dhe tani që po i vjen fundi them sa shpejt kaloi dhe dua t’i shijoj edhe këto momente të fundit. Luhatje humori dhe neps nuk kam patur. Nepsi besoj ka qenë në kohën e prindërve tanë kur mungonin shumë gjëra. Lidhur me emrin e vajzës nuk kemi vendosur ende, kemi disa emra të preferuar por nuk dua t’i them sepse duket sikur e shpall pastaj. Djalit ia kemi vendosur më herët, ndërsa me vajzën akoma s’na e ka bërë klik emri i duhur”, tha Ami./tvklan.al

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?