Ami vjen më natyrale se kurrë
Jemi mësuar ta shohin gjithmonë të grimuar dhe të angazhuar në projekte të ndryshme, por Amarda Toska kësaj herë vjen shumë ndryshe. E thjeshtë dhe pa make-up, vjen më natyrale se kurrë më anë të një fotoje të postuar në rrjetet sociale. Tashmë është një tendencë që vipat të vijnë të patrukuar para publikut dhe në disa raste kanë zhgënjyer pritshmëritë. Por Ami jo, përkundrazi ka ardhur më e ëmbël se kurrë, duke marrë komplimete të pafundme për natyralitetin dhe embëlsinë që përcjell.