Ana e errët e Muhammad Ali, gruaja e tij e dytë bën zbulimin shokues

Muhammad Ali ishte një njeri i varur nga seksi sipas gruas së tij të dytë. Khalilah Ali thotë se, pasi ajo dhe ish-kampioni i boksit u martuan në vitin 1967, i duhej të gjente dhoma hoteli që bashkëshorti i saj të mund të kishte një vendtakim me të dashurat e tij. Khalilah ishte gruaja e dytë e legjendës së boksit dhe kanë katër fëmijë së bashku. “Ali mund të ketë qenë i admiruar nga publiku për aftësinë e tij në ring, por kishte një anë të errët dhe të keqe të tij”, shkuhet në librin e ri të autorit amerikan Jonathan Eig, duke cituar Khalilah. Jonathan ka shkruar bibliografinë e legjendës së boksit “Ali: A Life, that the heavyweight champion had countless affairs and one-night stands”. Muhammad Ali është martuar 4 herë dhe ka 9 fëmijë. Ai vdiq më 3 qershor të vitit 2016.

 

SHKARKO APP