Ana Lika një detektive e lindur: Kam qëndruar 12 orë poshtë…

Ana Lika është një ndër aktoret më të drejtpërdrejta të showbiz-it shqiptar. Ajo flet hapur dhe pa doreza edhe kur bëhet fjalë për jetën e saj private. E ftuar në emisionin “Why not” të Roza Latit ajo ka rrëfyer disa momente të çmendura nga jeta e saj. Ana ka treguar dhe aventurat e saj duke survejuar të dashurin.

“Kam dalë dhe me paruke, por kisha harruar të ndërroj makinën. Doja ti shihja gjërat me sytë e mi dhe u nisa me paruke, kam qenë bionde dhe i vura të zeza.

I them motrës dil pak nga lokali dhe më shih, ngjaj sikur jam unë apo jo. Ndërkohë ishte errësuar, kisha vënë syzet dhe po rrija.

Motra vjen direkt e më futet në makinë. I them si më gjete. Je me makinën tate më tha. Më kishte shpëtuar ky detaj, u ktheva prapë në shtëpi. Do ti thoja në fund fare, nuk isha unë, ia kisha lënë makinën një shoqeje”, shprehet aktorja.

Por aventura e saj e çmendur nuk përfundoi këtu, pasi ajo tregoi se si lëvizte natën me makinë pa drita në lagje dhe banorët kishin lajmëruar policinë.

“Kam ndenjur 12 orë poshtë shtëpisë së një personi dhe e kam analizuar shtëpinë e atij sikur ta kisha projektuar vetë. Nga 12 e natës deri 12 të drekës. Jam dhe tip detektive, fikja dritat e makinës, lëvizja nëpër lagje pa dritat. Ecja me frenat e dorës që të bëja zhurmë që të shihja një dritë, a ishte e ndezur si më kishin thënë mua.

Hipja sipër baxhasë së makinës, mund të kisha vdekur atë ditë, por nuk ka problem. Do dilnin fjalët e mia.

Si përfundim, vijnë dy burra në moshë dhe një çun i ri, civila, ata me drita, unë pa drita.

Më thonë përshëndetje. Kur i pashë filluan dridhjet. Policia e shtetit më thanë, dokumentet.

Ishte ora 5 e mëngjesit. Thashë shyqyr që jeni të policisë. I thashë bëjmë një dorë muhabet se kam që në 12 që nuk po flas me njeri.

I kishte lajmëruar një banor që është një makinë e dyshimtë që lëviz në lagje. Më thonë ik se e ruajmë vetë, jo i thashë se e ruaj vetë”, ka përfunduar Ana Lika rrëfimin e saj.

SHKARKO APP