Andi Lila: Si e hoqa vëllain nga skuadra se më…
I ftuar në emisionin “Rudina” futbollisti i Kombëtares shqiptare, Andi Lila ka rrëfyer historinë e dashurisë me bashkëshorten e tij, Ornelën si dhe arsyet pse hoqi vëllain nga futbolli.
Sipas Andi Lilës, sporti shqiptar do të kishte një tjetër futbollist me mbiemrin Lila dhe ky do të ishte vëllai i tij, Eraldi.
Ai thotë se dikur luante në një skuadër me vëllanë, por një episod i sikletshëm për të e bëri që ta largonte Eraldin nga skuadra. “Një ditë ishim duke luajtur dhe Eraldit i ra një top në fytyrë dhe ai fillloi të qante. E hoqa fare nga skuadra sepse më erdhi turp që ai qau”- rrëfeu Lila.