Andrra feston ditëlindjen, Sinani e uron me fjalët më romantike
Sot është një ditë e veçantë në familjen e Sinan Hoxhës. Bashkëshortja e tij, Andrra Destani feston ditëlindjen dhe këngëtari nuk ka nguruar t’i bëjë një urim publik përmes rrjeteve sociale.
Ai ka publikuar një foto ku shihen të përqafuar, të cilën e ka shoqëruar me pak fjalë: “Gëzuar ditëlindjen, gjithçkaja ime”. Kujtojmë që çifti i njohur u bënë prindër për herë të dytë të një tjetër djali një muaj më parë.
Ata zbuluan se e kanë quajtur vogëlushin Ayan, emër të cilin e ka zgjedhur vëllai i tij i madh, Ansi. Një ditë më parë, në 1 mujorin e ardhjes në jetë të djalit, Andra zbuloi për herë të parë dhe portretin e tij me një video të ëmbël që e publikoi në rrjete sociale.
View this post on Instagram
/abcnews.al