Andrra: Ishte dashuri me shikim të parë, Sinani: Nuk do besoni kur e kam puthur
Emisioni “Xing me Ermalin” solli këtë herë në ekran bashkëshorten e Sinan Hoxhës, Andrra.
Ajo ka rrëfyer çastet e para të njohjes me këngëtarin e njohur: “U njohëm në një qendër tregtare në Gjermani, unë isha me dy shoqe dhe ai me muzikantin e tij. Shoqja ime i kishte fiksim këngët e Sinanit, ndërsa personalisht nuk e njihja.
Shoqja donte autograf dhe shkuam bashkë.
Sa u pamë besoj se ishte dashuri me shikim të parë pasi Sinani më ngacmoi direkt,”-përfundon rrëfimin Andrra. Ndërkohë Sinani e ka vijuar këtë bisedë duke thënë: “Një vit e ca më ka bere zbor, nuk e kisha menduar se do të ndodhtë kështu por unë e kam puthur vetëm pas nje viti e ca,”-është shprehur Sinani.