Andrra, sërish 8 me 2 Sinanit: Një festë surprizë dhe një dedikim special

Kush pyeti për Andrrën? Ishte gjatë gjithë ditës e impenjuar për t’i dhuruar të dashurit të jetës një festë të pazakontë. Si çdo vit që kur ata të dy janë bashkë, Andrra është sërish e paparashikuar. Sa herë dita ka emrin e Sinanit, një ditëlindje, një përvjetor a një gëzim të veçantë për të, e para që angazhohet për t’i dhuruar diçka speciale është Andrra.

Me rastin e 42-vjetorit të lindjes, Andrra i ka mbledhur të gjithë miqtë dhe të afërmit në një festë surprizë për bashkëshortin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gëzimin për këtë datë të shënuar, Andrra e ka ndarë edhe në Instagram duke postuar foto dhe video nga festa me një dedikim special: “Gëzuar ditëlindjen thesari i zemrës sime! Fjalët s’do mundeshin kurrsesi të jepnin të plotë portretin e dashurisë që zemra ime mbart për ty. Sa herë thellohem në sytë e tu, humbem sikur në botë të frymonim vetëm ne të dy.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne çdo moment të ndiej në pafundësinë time. Të dua aq sa s’mund të thuhet, mendohet, imagjinohet…”

E veçanta e festës është, pa dyshim, torta e ditëlindjes, e cila është menduar edhe këtë herë brenda muzikës, me mikrofonin, pianon dhe çelësin Sol. Natyrisht, nuk mund të mungojë aty urimi i Andrrës për njeriun e zemrës, shkruan revista Class.

Andrra 1

Sinani festa

Andrra familja

Sinani dtl

Sinani dtl 2

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?