Anesa e Rina Lipa, dhe supergratë tjera në jetën e Dua Lipës
Këngëtarja Dua Lipa e cila është bërë inspirim për shumë vajza e gra, dje ka ndarë disa urime për Ditën e Gruas, ndër të tjera ajo edhe ka publikuar disa fotografi të grave që e kanë përkrahur dhe inspiruar rrugëtimin e saj, shkruan KultPlus.
Dua Lipa dje ka publikuar rreth dhjetë fotografi të këtyre grave, me të cilat ka qenë vazhdimisht gjatë ndërtimit të karrierës së saj, në mesin e tyre edhe nëna e saj Anesa Lipa dhe motra e saj Rina Lipa.
“Disa nga supergratë në jetën time. Pa to nuk do të mund të arrija këtu. Ju dua të gjithave dhe do doja të kisha më shumë fotografi për t’i treguar botës se sa të mrekullueshme, inspiruese dhe përkrahëse jeni ju”, ka shkruar këngëtarja shqiptare Dua Lipa.
Ajo po ashtu sot më herët ka ndarë një fotografi ku ka qenë më e vogël derisa në ditëlindjen e saj ishte e rrethuar me dy vajza të nacionaliteteve të tjera. Në përshkrimin e kësaj fotografie ajo ka shkruar:
“Urime Dita e Grave! Duajeni njëra-tjetrën, kujdesuni dhe përkrahni njëra-tjetrën. Jo vetëm sot por çdo ditë”, ka shkruar Dua në këtë fotografi.