Anëtari i parë i familjes mbretërore, pjesë e forcave Komando

Stërnipi i Mbretëreshës Elizabeth II, do të bëhet anëtari i parë i familjes mbretërore që do të bëhet pjesë e forcave Komando të Britanisë së Madhe.

Arthur Chatto, 22 vjeç, ka njoftuar Mbretëreshën se është pranuar në akademinë e Marinës Mbretërore, për përfunduar kursin e oficerit Komando. Pjesëtari i fundit i familjes mbretërore që ishte regjistruar në këtë kurs ishte Princi Edward në vitin 1987, i cili më pas vendosi të largohej pa e përfunduar stërvitjen 12-mujore.

Arthur është djali i vetëm i Lady Sarah, e bija e Princeshës Margaret, e cila është motra e Mbretëreshës Elisabeth II. Në të kaluarën ai ka pozuar si model, duke fituar shumë ndjekëse në rrjetet sociale të cilat e pagëzuan si “anëtari më seksi i familjes mbretërore”.

SHKARKO APP