Angela Martini merr dhuratë të veçantë nga “gruaja” e saj

Nuk janë të pakta dhuratat që merrë bukuroshja Angela Martini. Së fundmi ajo është përballur me një surprizë shumë të bukur, teksa është kthyer nga Los Angeles. Alicia, shoqja e saj e ngushtë me të cilën është parë edhe në festivalin e Kanës i ka bërë një surprizë, Martinit, me rastin e ditëlindjes së saj. Edhe pse bukuroshja e kishte ditëlindjen me datë 23 maj, “gruaja” e saj siç e quan Martini e ka pritur me shtratin e dekoruar dhe dhuratën në të. “Ja çfarë gjeta në shtëpi, gruaja ime është më e mira. Ditëlindja ime ishte me datë 23 Maj, por po e festojmë sërish, sepse sapo u ktheva”, ka shkruar modelja përbri fotografisë.

SHKARKO APP