”Angela Merkel” e futbollit, kundërshtari i Laçit drejtohet nga një femër

Ekipi izraelit ”Hapoel Ber Sheva” i detyrohet shumë pronares, Alona Barkat. 51-vjeçarja është një nga femrat më të pakta në botën e futbollit. Në vitin 2007, Barkat u bë gruaja e parë që bleu një klub profesionist falë edhe mbështetjes së bashkëshortit të saj Eli Barkat, një biznesmen në fushën e teknologjisë. Kurse në vitin 2009 ekipi u rikthye në Ligën e Parë dhe në 2016-tën fitoi titullin e parë nën drejtimin e saj. Ekipi izraelit do të luajë ndaj Laçit në raundin e dytë kualifikues të Europa League. Gati 4 vite më parë kur ”Hapoel Ber Sheva” mposhti Interin në “San Siro”, tabloidi gjerman “Bild” e pagëzoi me emrin ”Angela Merkel e futbollit”.

SHKARKO APP