Angelina Jolie akuzohet si mashtruese dhe shfrytëzuese fëmijësh, ja reagimi

Aktorja e njohur, Angelina Jolie ka hedhur poshtë akuzat që thonin se ajo ka abuzuar me fëmijët në audicionet e filmit.

Në një intervistë për Vanity Fair, ajo foli për reagimin që patën njerëzit në rrjete sociale duke e quajtur mizore dhe shfrytëzuese.

Filmi ‘First They Killed My Father’ përfshin një fëmijë që është protagonist dhe i ka ngulur sytë parave pasi i duhen për funeralin e gjyshes. U përfol për disa kohë se aktorja i kishte marrë fëmijëve para gjatë audicioneve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Spekulimet që paratë e vërteta janë marrë nga një fëmijë gjatë audicioneve janë false dhe zhgënjyese. Do ishte fyerje për mua nëse do kishte ndodhur. Filmi është i bazuar në një libër të vitit 2000,” – tha nëna e 6 fëmijëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo shtoi se kanë kërkuar gjatë në Kolumbi të lagjet e varfëra dhe jetimoret për të gjetur fëmijë që kanë kaluar vështirësi në jetë reale. 42-vjecarja tregoi se filmi do të jetë gati për të dalë në treg në muajin shtator.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?