Angelina Jolie dënon sulmet në Gaza: 40% e viktimave janë fëmijë

Angelina Jolie kritikoi Izraelin për bombardimet në Rripin e Gazës. Në postimin një postim në Instagram Jolie thotë se Gaza po kthehet me shpejtësi në një varr masiv dhe 40% e viktimave janë fëmijë.

“Ky është bombardim i qëllimshëm i një popullate të bllokuar pa ku të shpëtojë. Gaza ka qenë një burg në ajër të hapur për gati dy dekada dhe po bëhet shpejt një varr masiv. 40% e të vdekurve janë fëmijë të pafajshëm. Po vriten familje të tëra. Ndërsa bota shikon dhe me mbështetjen aktive të shumë qeverive, miliona civilë palestinezë, fëmijë, gra, familje që dënohen kolektivisht, privohen nga ushqimi, ilaçet dhe ndihma humanitare kundër ligjit ndërkombëtar. Duke refuzuar thirrjen për një armëpushim humanitar dhe duke penguar Këshillin e Sigurimit të OKB-së që ta imponojë atë nga të dyja palët, liderët botërorë janë bashkëfajtorë në këto krime”, shkruan Jolie.

SHKARKO APP