Angelina Jolie gjen dashurinë e re?
Brad Pitt nuk ka dyshim se Angelina Jolie nuk mund të ketë një “martesë të suksesshme, nëse martohet për herë të katërt” pas ndarjes së tyre. HollywoodLife pretendoi javë më parë se për ta kishte folur një burim i brendshëm me aktorin Brad Pitt, i cili kishte treguar: “Brad është i dyshimtë që Angelina mund të ketë një martesë të suksesshme pas dështimit të tyre… Është e vështirë të merresh me median, famën, karrierën, udhëtimin dhe gjithçka tjetër që shkon me të qenit një nga gratë më të fuqishme në Hollywood”. Sipas burimeve të brendshme me aktorin Brad Pitt (të pakonfirmuara) thuhet se aktori ka mendime negative për Angelinën, sa i përket një martese tjetër në jetën e saj. Të njëjtat burime kanë thënë për Jolien, se duke qenë një “nënë e dedikuar” do të ndikojë negativisht në çdo marrëdhënie të ardhshme. “Brad e kupton se marrëdhëniet më të mira, më të shëndetshme dhe të qëndrueshme kanë nevojë për shumë kompromis, kështu që kushdo që ka qëlluar të martohet me Angelinën, do të duhet të heqë dorë shumë për t’u përshtatur në stilin e jetës së saj sfiduese”, shton më tej ku burim i brendshëm me Brad Pitt. “Brad ia do të mirën ish-gruas së tij, ndërsa thotë se pas tri martesave të dështuara në jetën e saj, djali i duhur për të nuk mund të ekzistojë”, thuhet se mendon aktori pas ndarjes nga Angelina. Ndërkohë, aktorja 42 vjeçare është përfolur se së fundmi ka gjetur dashurinë me një filantrop të pasur britanik dhe se lidhje e tyre është serioze. Emri i tij është mbajtur sekret, ndersa dyshohet të jetë një mashkull rreth 40 vjeç.