Angelina Jolie në gjendjen më të keqe
Aktorja e famshme, Angelina Jolie është komentuar shpesh kohët e fundit për trupin e saj gjithmonë e më të dobët. Pothuaj në çdo dalje të saj publike, komentet për gjendjen e saj shëndetësore kanë qenë të panumërta. Ajo po humbet peshë çdo ditë e më shumë dhe kjo është e dukshme. Në daljen e saj të fundit në publik, aktorja ka tmerruar fansat me këmbët e holla. E veshur me një fustan të shkurtër të zi, aktores i dallohen lehtësisht kockat – një pamje që, për fat të keq, është tregues i rënies drastike në peshë. 41-vjeçarja, nënë e 6 fëmijëve, nuk po e merr veten pas sëmundjes, por edhe divorci i bujshëm me aktorin e famshëm Brad Pitt, gjithashtu i ka shkaktuar Jolie një gjendje mjaft stresuese. Teksa të gjithë po shpresonin se ajo do bëhej më mirë gjendja eAngelinës në fakt është gjithnjë e më keq.