Angelina Jolie: Nuk më pëlqen të jem ‘single’

“Nuk më pëlqen të jem single. Nuk është një gjë që e doja dhe nuk ka gjë më të bukur sikur mos të jesh. Është e vështirë”, – është rrëfimi që Angelina Jolie ka bërë për “Sunday Telegraph”.

Në intervistë, ish-bashkëshortja e Brad Pitt, pranon që për të ky “nuk ishte një vit i mirë në aspektin emocional. Kam pasur edhe probleme të tjera me shëndetin. Shëndeti im është diçka që duhet ta monitoroj”.

Aktorja amerikane ka folur për gazetën britanike edhe për problemet e saj fizike: në vitin 2013 iu nënshtrua heqjes së gjirit, në 2015-ën hoqi vezoret për të shmangur rrezikun e prekjes nga tumori dhe në 2016-ën mbeti viktimë e paralizës së Bell, që i dëmtoi nervat facialë.

“E ndiej që trupi im është goditur, por përpiqem të qesh sa më shumë të mundem. Ndonjëherë jemi shumë të stresuar, deri në atë pikë që fëmijët tanë pësojnë dhe e ndiejnë këtë stres kur kanë nevojë të jenë të qetë. Edhe kur njeriu është në momente të veshtia, ka nevojë të dojë dhe të qeshë. Mund të duket diçka formale, por kështu është”.

Angelina dhe Brad Pitt janë divorcuar në vitin 2016 pas thuajse një dekade martesë. Këto ditë, autori i dokumentarit mbi divorcin mes dy yjeve të Hollivudit, Ian Halperin, ka deklaruar se çifti është takuar në sekret të plotë. Ata janë kthyer të flasin me qetësi dhe kanë rishfaqur ndjenjat e tyre, duke mos përjashtim një rikthim të mundshëm së bashku…

SHKARKO APP