Angelina Jolie shkëlqen në BAFTA (FOTO)
Në ceremoninë e çmimeve BAFTA të pranishme ishin artiste të njohura, të cilat shkëlqyen gjatë parakalimit në tapetin e kuq. Disa nga aktoret e njohura kishin zgjedhur sërish ngjyrën e zezë në veshjen e tyre. Përmendim këtu Jennifer Lawrence, Angelina Jolie apo Margot Robbie.
Veshjet në ngjyrë të zezë të zgjedhura nga artistet ishin në mbështetje të lëvizjes Time’s up. E veshur me fustan të zi dhe të gjatë, i cili i nxirrte në pah pjesën e dekoltesë, Angelina Jolie u prit mjaft mirë nga fansat e saj.
Ndërkohë që veshjen e kishte kombinuar me flokët e mbledhura pas, e make up të lehtë, padyshim që Jolie mbetet një nga aktoret më të bukura të Hollywood-it, pavarësisht moshës.