Angeline Jolie fushatë bukurie në nder të nënës së saj të ndjerë
Aktorja Angeline Jolie ka nënshkruar për të qenë fytyra e Mon Guerlain, fushata e saj ndërkombëtare e bukurisë pas një dekadë, dhe vendimi i saj për ta bërë këtë është pjesërisht për të nderuar nënën e saj të ndjerë, Marcheline Bertrand.
“Mon Guerlain ishte marka më e dashur e nënës time-tha Jolie për Marie Claire. Ajo tregon bukuri, histori dhe cilësi, është një nga prodhuesit më të vjetër të parfumeve në botë dhe vjen nga Franca, një vend të cilin unë e dua dhe me të cilin ndihem shumë e lidhur”.
Nëna e 41 vjeçares vdiq në janar të vitit 2007 në moshën 56 vjeçare pasi luftoi me kancerin për vite me radhë.
Bertrand e cila kishte role dytësore në filma, si ai në filmin The Man Ëho Loved Ëomen në 1983, i rriti vetë Jolien dhe vëllain e saj Haven pas divorcit me të atin e tyre.
Babai i tyre, aktori Jon Voight ishte fitues i çmimit Oskar kur Jolie ishte ende foshnjë.
“Nëna ime ishte një grua e thjeshtë që kurrë nuk u llastua, nuk vuri kurrë make up dhe vendoste gjithmonë bizhuteri modeste, por ka pasur gjithmonë pak sende të cilat i përdorte kur donte të ndihej një zonjë”.
“Ajo ishte shumë e butë por lëvizte malet për fëmijët e saj dhe kjo është ajo që admiroj tek gratë. Ajo kishte një zemër të ndjeshme ndaj dhunës në botë.
“Ndihem e afërt me nënën time kur shoh fëmijët e mi. Mund të shoh ndikimin e saj mbi mua prej mënyrës se si ajo më rriti mua dhe vëllain tim” është shprehur aktorja.
Jolie dhe 53 vjeçari Brad Pitt u ndanë shtatorin e 2016, pas 12 vitesh së bashku. Ata po punojnë me një gjyqtar privat për të zgjidhur çështjen e divorcit dhe kujdestarinë.