Aniston “hakmerret” ndaj Pitt: “Kjo është karma për ty”

Jennifer Aniston është një nga personat që është lumturuar më shumë për ndarjen e Pitt nga Jolie. “Po, kjo është karma për ty!”. Kështu mësohet të jetë shprehur aktorja mjaft simpatike, pas publikimit të lajmit për ndarjen e Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Miq të aktores pohuan se 47-vjeçarja mendon që Brad Pitt po paguan për faktin se 11 vite më parë e tradhtoi atë me Angelina Jolie, e cila tashmë po i kërkon divorcin.

Një burim pranë saj tha për “US Weekly” se Aniston “në një lloj mënyre, ndihet e kënaqur për ndarjen e tyre”.

SHKARKO APP