Aniston shpërthen në lot: Koha shëron çdo dhimbje
Pas disa lidhjesh me figura të njohura, Jennifer Aniston është ende një femër mjaft e forte, ndërsa ka përcjellë mesazhin se koha shëron plagët. Ajo është vënë me shpatulla pas murit nga mediat rozë në lidhje me ndarjet e shpeshta, ndërsa i është përgjigjur pyetjeve të shumë fansave në lidhje me këtë çështje. E ftuar në festivalin e filmit “Giffoni” në Itali, aktorja 47-vjeçare pati mundësinë t’u përgjigjej disa pyetjeve të fansave, duke e bërë aktoren të rikujtojë hijet e së shkuarës dhe lëndimet që ka kaluar në marrëdhëniet e saj me meshkujt. Për të përmbledhur shkurt përgjigjet e të gjithë pyetjeve ajo me lot në sy është shprehur kështu: “Kam kaluar qindra ditë ku jam zgjuar në mëngjes duke mos e njohur veten time. Kam pyetur veten nëse jam mjaftueshëm për një mashkull, çfarë gabimesh kam bërë, përse po e përjetoj këtë gjendje pafundësisht?! Unë jam njeri i zakonshëm si të gjithë ju dhe ju lutem më besoni kur them se koha shëron çdo dhimbje. Mund t’ju duket një pafundësi, por koha shëron çdo shenjë. Kini besim tek vetja juaj dhe mos u tregoni të ashpër me veten. Në fund të ditës gjithçka do të shkojë mirë”.