Anjeza Maja pjesë e ERTV (VIDEO)
Moderatoren Anjeza Maja, do të mund ta ndjekim çdo javë në ERTV, kanalin privat të kryeministrit. Lajmi u bë me dijeni nga vetë Maja, e cila përmes një klipi përmbledhës na prezantoi rubrikën e saj, “E zgjidha”.
”Takohemi çdo javë me histori shqiptare. ”E zgjidha” është rubrika ime e përjavshme në ERTV shpresoj të më ndiqni dhe sigurisht të bëni share”,-shkruan Anjeza.
Me aq sa mundemi të kuptojmë, “E zgjidha” do të karakterizohet nga një tematikë sociale, ku rasti i parë është ai i një fëmije 9-vjeçar me autizëm.
https://www.instagram.com/p/BqRvGeVAkfx/?utm_source=ig_embed
KOHA JONË SONDAZH

