Anjeza Shahini sulmon Elhaida Danin: S’e meritonte ta fitonte festivalin e RTSH-së

Ndryshimi i këngës së Elhaida Danit, e cila do të marrë pjesë në Eurovizion, ka ngjallur shumë polemika.

Në debat ka ndërhyrë edhe këngëtarja Anjeza Shahini, e cila është e para që ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.

Anjeza thotë se Elhaida nuk e meritonte ta fitonte festivalin e RTSH-së, ndërsa tani bën kapriçio.

Une dua të jetë në ESC ai që e meritonte e që e ka merituar prej kohësh @BojkenLako.

Me gjithë respektin për artisten Elhaida, nuk më duket e drejtë kjo kapriço, aspak profesionale e kujtdo për t’u tërhequr.

Ku shkuan të gjitha rregullat që vihen përpara festivalit në kaq vite?

Kush janë këta njerëz që marrin përsipër të bëjnë si të duan me televizionin e shqiptarëve taksapagues?

Më duket e padrejtë dhe mungesë respekti kundrejt gjithë artistëve të tjere që prej vitesh respektojnë rregullat.

Vitin e ardhshëm le ta dërgojnë Elhaidën me një format të ri festivali, ku zgjidhet një pefaqësues dhe konkurojnë kompozitorët për këngën që i përshtatet më mirë këngëtares, sikurese kanë bërë shumë shtete.

Me siguri do të kemi edhe rezultate shumë më të mira”, shkruan ajo.

SHKARKO APP