Ankand për xhaketën e Janet Jackson, shitet për 81,000 dollarë
Xhaketa e stilit ushtarak që Janet Jackson ka mbajtur veshur gjatë turneut të saj në vitin 1990, është shitur për një shumë të majme prej 81,250 dollarë në një ankand në Beverly Hills.
Bëhet me dije se kjo shifër është 20 herë më e lartë se vlera që ajo e bleu. Xhaketa e zezë ishte një nga veshjet kryesore dhe kujtimet e tjera të grumbulluara gjatë katër dekadave nga këngëtarja, që u shit në ankandin tre-ditor. Sjellim në kujtesë se turneu ku ajo veshi këtë xhaketë ishte i pari i saj si një artiste solo.
Xhaketa pritej të shitej për $ 4,000- 6,000 $ dhe blerësi nuk u bë i ditur. Fituesja pesë herë e çmimeve Grammy, e cila mbush 55 vjeç po shet më shumë se 1.000 kostume që ajo veshi në skenë, në turne, në tapetin e kuq dhe në videoklipe muzikore. Sipas mediave të hujaja bëhet me dije se një pjesë e të ardhurave nga ankandi do të shkojë për organizatën e krishterë amerikane dhe ndihmës humanitaret e fëmijëve Compassion International. Gjithashtu Jackson do t’i japë 100% të setit të limituar me tre vëllime të shitjeve nga ankandi, të ofruara me 800 dollarë, për organizatën jofitimprurëse.