Anna Faris falënderon fansat për mbështetjen e tyre

Aktorja e njohur Anna Faris ka falënderuar fansat e saj për mbështetjen e tyre ndaj ndarjes së saj nga bashkëshorti, po ashtu aktor i njohur, Chris Pratt.

Aktorja 40 vjeçare për herë të parë për Unqualified ka folur rreth ndarjes së saj nga burri.

“Hej, të dashur shikues!”, tha ajo, transmeton Koha.net. “Dua vetëm të ju falënderojë shumë të gjithëve për dashurinë që kam marrë nga ju dhe sinqerishtë ju dua shumë”, tha aktorja Faris.

Më 6 gusht, aktorët Faris dhe Pratt përmes rrjeteve sociale kanë deklaruar se përfundimisht janë ndarë. Pak më vonë, lajmin e kanë konfirmuar edhe për CNN.

“Ndihemi të trishtuar që po ju njoftojmë zyrtarisht se ne po ndahemi ligjërisht. U përpoqëm një kohë të gjatë të mbajmë lidhjen tonë, por jemi me të vërtetë të zhgënjyer. Djali ynë ka prindër që e duan shumë dhe për hir të tij duam të mbajmë lidhjen në situatë private ashtu si të jetë e mundur”, ka shkruar Pratt në Facebookun e tij.

“Kemi ende dashuri për njëri tjetrin, gjithmonë do të ushqejmë kohën tonë së bashku e do të vazhdojmë të kemi respekt të thellë për njëri tjetrin”, vazhdon tutje ai.

Faris dhe Pratt kanë qenë të martuar për 8 vjet dhe së bashku kanë edhe një djalë.

SHKARKO APP