Anthony Joshua akuzohet për ndarjen e ish-kampionit me gruan

Javën e kaluar, ish-kampioni i boksit për pesha të lehta, Amir Khan ka bërë ditur se është shkurorëzuar prej bashkëshortes Faryal Makhdoom. Por, mediat e huajaj dje kanë raportuar edhe arsyet e “vërteta” të ndarjes së çiftit që ishte martuar në vitin 2013. Bukuroshja thuhet se ka tradhtuar ish-bashkëshortin me kampionin e botës në boks, boksierin britanik, Anthony Joshua. Khan ka vazhduar të publikojë mesazhe në Twitter rreth tradhtisë bashkëshortore. Por, disa minutë më vonë, Joshua ka hedhur poshtë këto akuza përmes një mesazhi në Twitter. Në fakt, ai ka publikuar këngën e këngëtarit amerikan Shaggy, “It Was’t me (Nuk jam unë)” dhe i ka sugjeruar që ta hetojë rastin, pasi ai nuk po flirton me ish-bashkëshorten e 30-vjeçarit.

SHKARKO APP