Anulohet Met Gala 2020

Javën e kaluar, Muzeu Metropolitan i Artit në New York u mbyll përkohësisht pas shqetësimit të shkaktuar nga koronavirusi. Tani, edhe Met Gala 2020 do të shtyhet. Ngjarja vjetore e modës, që zhvillohet zakonisht të hënën e parë të majit, nuk do të organizohet. Deri tani, nuk ka asnjë njoftim për datën e re. Met Gala është evendi i fundit që anullohet si pasojë e pandemisë. Ditën e sotme u njoftua edhe shtyrja e Eurovision 2020.

SHKARKO APP