Anwar Hadid tregon mendimin që ka për shqiptarët dhe sigurisht që na pëlqeu

Partneri i këngëtares shqiptare, Dua Lipa, Anwar Hadid, po e kalon periudhën e izolimit nga koronavirusi në shtëpinë e tij.

Gjatë një bisede online me ndjekësit e tij, ai u është përgjigjur disa pyetjeve private që kanë ngjallur interes.

Mes tyre është edhe një pyetje për shqiptarët dhe mendimin që ka Anwar për ne si komb, duke qenë se partnerja e tij ka origjinë shqiptare.

Anwar ka zgjedhur që të publikoj duart e Duas duke bërë simbolin e shqiponjës dhe i ka kthyer përgjigje në shqip duke shkruar:

“Shqipe”!

Vëllai i motrave të famshme Hadidi vizitoi Kosovën kur u mbajt Festivali Sunny Hill dhe qëndroi me prindërit e këngëtares në shtëpinë e tyre.

SHKARKO APP