Anxhela Peristeri shkëlqen në koncertin e parë recital pas 17 vitesh
Këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun Anxhela Peristeri mbrëmjen e djeshme ka dhënë koncertin e parë të saj recital pas 17 vite karrierë.
Baladat që e kanë bërë të njohur emrin e saj ndër vite, emocionuan publikun, ndërsa këngët ritmike i bënë të gjithë të kërcejnë.
Anxhela kishte edhe disa të ftuar specialë me të cilët këndoi disa këngë.
Siç ishte paralajmëruar edhe më herët, Elhaida Dani këndoi krah Peristerit të parin duet në karrierën e këngëtares së njohur me një kolege femër.
Nga videot e publikuara gjithandej nëpër rrjete sociale u kuptua qartë që koncerti rezultoi një sukses.




KOHA JONË SONDAZH

