“Aperi Fest”, zbulohet supriza e Festivalit të Këngës në RTSH
Festivali i Këngës në RTSH vjen me risi këtë vit dhe një prej tyre do jetë “Aperi Fest”, që ndodh për herë të parë në historinë e organizimit të këtij festivali.
“Revista Class” bën të ditur se në fillim të muajit të ardhshëm nis transmetimi në Radio Televizionin Shqiptar dhe në kanalin YouTube i “Aperi Fest”, një hapësirë e dedikuar për artistët që do të ngjiten këtë vit në skenën e festivalit.
Në formatin që i është besuar gazetarit Eni Shehu, do të jenë protagonistë këngëtarët dhe një panel gazetarësh që do u drejtojnë pyetje artistëve.
Festivali i Këngës do të mbahet në datat 19 dhe 20 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.
Finalja do të mbahet në datën 22 dhjetor ku edhe do të shpallet fituesi që do na përfaqësojë në Eurovision.